Rusia dërgon 300 mercenarë për të luftuar në radhët e Haftarit në Libi

22/01/2021 16:31

Rusia, një nga rajonet nën kontrollin e regjimit të Bashar Al-Asadit në Siri dërgoi rreth 300 mercenarë në Libi për të luftuar në radhët e Khalifa Haftarit, liderit të forcave të armatosura jolegjitime në lindje të Libisë.

 

Sipas informacioneve që Anadolu Agency  ka marrë nga burime të sigurta lokale, mësohet se Rusia pavarësisht marrëveshjes mes qeverisë së Libisë dhe forcave puçiste të Haftarit ka filluar që para 1.5 muajve të kërkojë luftëtarë për Haftarin nëpërmjet bashkëpunëtorëve të saj lokalë në Siri.

Në aplikimet e bëra nga ata që jetojnë në rajonet nën kontrollin e regjimit të Asadit mësohet se është arritur marrëveshje për personat në moshën 20-45 vjeç që të paguhen me 1.000-1.500 dollarë në muaj.

Ushtarët mercenarë, përpara se të dërgohen në Libi u janë nënshtruar hetimit të sigurisë nga njësitë inteligjente të regjimit të Asadit.

Mercenarëve që kalojnë hetimin, u janë dhënë trajnime ushtarake për një kohë të shkurtër në bazat e Rusisë në Latakia.

Rreth 300 mercenarë që përfunduan trajnimet në fazën e parë, dje janë dërguar me avionë transportues ushtarakë nga baza Himejmim në Latakia për në Libi.

Rusia ka dërguar në Libi për të luftuar në radhët e Haftarit rreth 5 mijë ushtarë mercenarë të cilët i ka mbledhur në kohë të ndryshme nga qytetet nën kontrollin e regjimit.

Situata në Libi

Qeveria e Libisë dhe delegacionet nga forcat e Haftarit nënshkruan marrëveshje të përhershme të armëpushimit si rezultat i takimeve të Komitetit të Përbashkët Ushtarak 5+5 i cili u zhvillua më 19-23 tetor 2020 në qytetin Gjenevë të Zvicrës.

Në kuadër të marrëveshjes u vendos që të gjithë ushtarët e huaj mercenarë të largohen nga vendi brenda 3 muajve dhe ky afat përfundon nesër të shtunën me 23 janar.

Në radhët e Haftarit në Libi aktualisht luftojnë mijëra luftëtarë të huaj, përfshirë milicë të grupit Janjavid të sjellë nga Sudani dhe rebelë të armatosur nga Çadi, sirianë dhe mercenarë të kompanisë ruse të sigurisë Ëagner.

 

Top Channel