Presidenti i Argjentinës merr dozën e vaksinës ruse “Sputnik V”

22/01/2021 13:31

Presidentit Alberto Fernández  ka marrë injektimin e vaksinës Sputnik V kundër Covid-19 të enjten, duke u bërë një nga udhëheqësit e parë në botë që mori vaksinën ruse.

Presidenca konfirmoi që udhëheqësit Fernandez ka marrë vaksinën e prodhuar nga laboratori rus Gamaleya, në një deklaratë publike.

“Sot kam marrë vaksinën Sputnik V. Falënderoj Institutin Gamaleya për punën e tij shkencore, të gjithë ata që kanë punuar në mënyrë që të arrijë te ne dhe të gjithë personelin shëndetësor të vendit tonë për angazhimin e tyre të madh,” shkroi Fernández në një postim në Tëitter.

Presidenti më pas nxiti pjesën tjetër të popullsisë të vaksinohen. “Vaksinimi na ndihmon të jemi imun ndaj koronavirusit. Le ta bëjmë,” tha 61-vjeçari.

Fernández nuk është udhëheqësi i vetëm politik në Argjentinë që ka marrë vaksinën. Një mori guvernatorësh provincialë kanë marrë vaksinën, ndërsa Guvernatori i Provincës Buenos Aires Axel Kicillof ka marrë tashmë dozën e dytë. Ministri Krahinor i Shëndetësisë, Daniel Gollán, 65 vjeç, mori dozën e tij të parë këtë javë.

Top Channel