“Nuk ka kohë për të vdekur”/ Por as për kinema, shtyhet sërish James Bond

22/01/2021 09:26

Adhuruesit e agjentit më të famshëm të botës duhen të presin edhe ca për premierën e filmit të ri James Bond, e cila u shty për herë të tretë, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

“No time to die”, “Nuk ka kohë për të vdekur” është shtyrë tashmë dy here. Sipas një njoftimi në faqen online të tij, thuhet se bota do të mund ta shohë në 8 tetor. Kjo në një kohë kur filmi duhet të kishte mbushur ekranet e kinemave botërore që në prill të 2020-tës. Për herë të fundit, shfaqja e tij u shty përpara katër muajsh.

“No time to die”, është i 25-ti në serinë James Bond dhe përbën paraqitjen e fundit të aktorit Daniel Craig si agjent i shërbimit sekret britanik 007.  Shtyrja e filmit të pritur me padurim do të jetë një tjetër goditje e fortë për kinematë botërore, të detyruara të mbyllen për muaj të tërë për shkak të pandemisë. Dhe 007-ta është një garanci fitimi. Filmi i mëparshëm i James Bondit, Spectre, solli në arka plot 900 milionë dollarë në vitin 2015.

Top Channel