Qëndroi në një cep veshur trashë gjatë inaugurimit të Biden/ Reagimi epik i senatorit amerikan pasi fotoja u bë virale: Doja të rrija ngrohtë

22/01/2021 18:18

Protagonistët e ceremonisë së inaugurimit ishin Joe Biden dhe Kamala Harris por vëmendjen e mori Bernie Sanders.

Njerëzit në rrjetet sociale u fiksuan me dorashka kafe të Sanders. Në foto duket senatori amerikan, i ulur diku, në distancë me të tjerët, i veshur me xhup, një palë dorashka të trasha dhe maskë mbrojtëse.

Megjithëse dita ishte rreth Joe Biden dhe Kamala Harris, të gjithë sytë ishin drejtuar senatorit të Vermontit pasi në foton që u bë virale, ai duket ulur me duart e kryqëzuara dhe të mbështjella mirë për të përballuar të ftohtin në Washington.

Sanders, pasi ka parë disa prej meme-ve me foton e tij,  shpjegoi se dorashkat e tij tani ikonike, kishin të bënin vetëm me praktikën.

Unë thjesht isha ulur atje duke u përpjekur të ngrohesha, duke u përpjekur t’i kushtoja vëmendje asaj që po ndodhte“, tha Sanders Meyers, duke qeshur.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel