Fëmijët 40 minuta në natyrë/ Që të evitohet një ‘pandemi’ e ardhshme miopie

22/01/2021 20:50

Koha e shtuar e fëmijëve para ekraneve gjatë pandemisë, ka ndezur apele për ndërveprim më të madh dhe ushtrime në ambiente të hapura, për të përmirësuar procesin e mësimit dhe për të evituar një epidemi miopie.

Koha e kaluar online, është rritur në mënyrë dramatike vitin e kaluar. Miliona e miliona nxënës, në të gjithë botën u detyruan të kalonin në mësimin online ndërsa përdorimi i mediave sociale arriti në qiell.

Qustodio, një website që gjurmon përdorimin e dhjetëra e mijëra aparateve nga fëmijë të moshës nga 4 deri në 15 vjeç në Britani, ShBA dhe Spanjë, thotë se vetëm në Britaninë e Madhe, hyrjet në internet kanë qenë 100 për qind më të larta këtë muaj në krahasim me janarin e 2020. E këtu kryesojnë YouTube, TikTok dhe BBC News. Ndërsa koha ditore mesatare e kaluar në internet është rritur me 15 për qind.

Një studim i kryer në kinë, javën e kaluar, tregonte se kishte një rritje tre herë më të madhe të miopisë mes fëmijëve gjashtë deri në tetë vjeç në 2020-ën, e shkaktuar kryesisht nga detyrimi i qëndrimit në shtëpi dhe ndjekja e mësimit online. Nuk është e qartë nëse kjo rritje është shkaktuar nga më shumë kohë e kaluar mbi ekrane apo më pak kohë e kaluar në natyrë, por studimet e mëparshme kanë sugjeruar se ekspozimi ndaj dritës natyrale është thelbësor.

Nxjerrja e fëmijëve jashtë për 40 minuta më shumë, në ditë shkolle, rezulton në 10 për qind reduktim të miopisë pas tre vitesh. Ndërkohë që kalimi i shumë kohe në objekte të afërta, mes të cilëve ekranet dhe librat, dëmton rritjen e syrit.

Top Channel