Derbi vishet me të kuqe/ Tifozët u përplasën në Elbasan, u dëmtuan lokale dhe makina

22/01/2021 02:22

Partizani arrin të fitojë 1-0 derbin e kryeqytetit me Tiranën të zhvilluar në “Elbasan Arena”. Një ndeshje e cila pati grintën dhe rivalitetin që prodhon herë pas here derbi por pa një lojë të nivelit të lartë.

Erald Çinari lojtari që bëri gjithë rrëmujën e merkatos për skuadrën e kuqe ja shpërblen ekipit me këtë fitore të rëndësishme në derbi përball kampionëve në fuqi.

Një ndeshje me grintë dhe nervozizëm dhe këtë e tregojnë edhe dy kartonat e kuq që u akorduan nga një për secilën skuadër edhe pse arsyet ishin disi të diskutueshme. Në fillim është Jurgen Bardhi që lë partizanin me 10 lojtarë pas kartonit të dytë të verdhë në një ndërhyrje ndaj portierit Bekaj, ndërkohë që vetëm 4 minuta më pas është Batha që ekuilibron numrin e lojtarëve në fushë duke dal me të kuq, pas kartonit të dytë të verdhë.

Ndërkohë jashtë stadiumit tifozët e të dyja skuadrave kanë krijuar kaos dhe dhunë me sende të forta në drejtim të njëri-tjetrit dhe flakadanët.

Ndërkohë brenda fushës së lojës, skuadrat me nga 10 lojtarë dhe kur thuajse gjithçka ishte mbyllur me skuadrat që po pajtoheshin me shifrat 0-0, 10 minuta nga fundi akvizimi i Çinarit ndryshon gjithçka duke i dhënë këtë sukses kaq të rëndësishëm të kuqve të kryeqytetit që mbajnë ritimin e Teutës de Vllaznisë edhe pse me një distancë me kryesuesit prej 9 pikësh. Ndërkohë që Tirana humbet në një moment të vështirë jo vetëm në aspektin sportiv por edhe për moralin.

Top Channel