4 civilë të vrarë nga sulmet ajrore të Izraelit në Siri

22/01/2021 18:34

Katër civilë, duke përfshirë dhe dy fëmijë, janë varë mëngjesin e sotëm nga sulmet ajrore të Izraelit në provincën Hama në Siri, njoftonte agjencia vendose e lajmeve SANA.

SANA citonte burime ushtarake siriane të thonin se sistemet e mbrojtjes ajrore të vendit kishin reaguar ndaj raketave të lëshuara prej avionëve në provincën qendrore, dhe “kishin interceptuar shumicën e tyre”.

Më vonë agjencia tha se “agresioni i Izraelit shkaktoi martirizimin e një familjeje, të nënës, babait e dy fëmijëve”, duke shtuar se katër njerëz të tjerë ishin plagosur dhe tre shtëpi ishin shkatërruar në zonën perëndimore të Hama.

Ushtria izraelite nuk ka raportuar kurrë për sulmet ajrore në Siri dhe refuzoi të komentonte edhe për zhvillimet e fundit, kur u kontaktua nga agjencia AFP.

Tel Avivi ka thënë më parë se ka goditur njësi ushtarake iranaine në Siri, si masë parandaluese për sulme të mundshme ndaj Izraelit.

FOTO GALERI
1/3
Katër civilë, duke përfshirë dhe dy fëmijë, janë varë mëngjesin e sotëm nga sulmet ajrore të Izraelit në provincën Hama në Siri

Top Channel