Vajza sekrete e Putin/ Jetë luksoze e veshje firmato, plasin polemikat

21/01/2021 20:58

Presidenti rus, Vladimir Putin është vënë nën kritika për shkak të jetës luksoze të kryer nga Luiza Rozova, që supozohet se është vajza e tij sekrete e lindur 17 vite më parë nga marrëdhënia e tij me një ish pastruese, Svetlana Krivonogikh.

Vajza ka përfunduar në mes të polemikave për shkak të pamjeve që publikon në rrjetet sociale; rroba firmato të markave më të njohura në botë, udhëtime dhe pushime në hotele ekskluzivë. Llogaria e saj është zbuluar nga opozitari Alexei Navalni. Sipas britanikes “The Sun”, pasi kanë parë faqen e instagramit të vajzës, janë shokuar edhe vetë këshilltarët e Putinit, që këto ditë janë përballur edhe me një tjetër telash, atë të pallatit sekret të carit, një rezidencë mbretërore me 7800 hektarë tokë në brigjet e detit të zi, afër qytezës Gelendzhik.

Disa adoleshentë rusë kanë sulmuar Luiza Rozovën edhe për shkak të krizës së koronavirusit, që sipas tyre është keqmenaxhuar nga Putin.

Por jo vetëm kaq. Përdoruesit e rrjetit kanë postuar edhe komente të mbushura me sarkazëm si psh: Uau, po shoh një bluzë të paguar me taksat e mia. Sa pensione kushton ajo?” Ose tjetër: “Çfarë thua në shkollë kur të pyesin se çfarë pune bën babai yt?”

Top Channel