Një shpërthim i fuqishëm në qendër të Madridit, ku u shembën katër katet e një ndërtese dhe shkaktuan 4 viktima e 11 të plagosur.
Ngjarja ndodhi ditën e djeshme rreth orës 14:56 në zonën e njohur si “Puerto de Toledo”. Emergjencat dhe Policia Kombëtare njoftojnë se shpërthimin e fortë e shkaktoi një kaldajë me gaz. Era e fortë e gazit u ndje në të pjesën më të madhe të ndërtesës dhe më pas ndodhi shpërthimi.
Ndër viktimat përfshihet një prift dhe një elektricist, të cilin e thirri për të inspektuar një nga kaldajat që ka ndërtesa, raportojnë mediat spanjolle. Sapo mbërriti, ndodhi shpërthimi i fuqishëm ku humbën jetën të dy. Sa i përket të lënduarve, dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë, njëri i përket moshës 26-vjeçare, ndërsa tjetri 53-vjeçare. Edhe të plagosurit e tjerë, mes të cilëve përfshihen dy policë kanë mbërritur në spital ku po marrin trajtim mjekësor.
Një prej dëshmitarëve rrëfeu si ndodhi ngjarja duke thënë: “Dukej sikur ishte tërmet, mendoja se ishte bombë”. Pranë ndërtesës ku ndodhi shpërthimi, kishte një shtëpi të moshuarish, shkollë dhe kishë.
Top Channel