Protesta e 21 janarit të vitit 2011 për ata që e jetuan ka lënë gjurmë të jashtëzakonshme.
Veçanërisht për ata që ishin në radhë të parë të asaj revolte që shpërtheu nga një video regjistrim të një bisede për pazare korrupsioni. Për katër familje ajo nuk do harrohet kurrë për shkak se të afërmit e tyre humbën jetën.
Por edhe për ata që u plagosën. Por kjo ngjarje ka lënë gjurmë të thella edhe tek politikanët. Këtë herë po marrim në analizë Ish kryeministrin Sali Berisha. Që në orët e para të pas protestës, Berisha me bindjen më të plotë gënjeu nga pozita të larta institucionale. Ja gënjeshtra e parë!
Berisha: Ka të dhëna se kishte tritol, kallashnikov dhe çadra pistoletë.
Deri vonë ai i qëndroi gënjeshtrës së tij se nga ana e demonstruesve është hedhur tritol kundër forcave të rendit dhe gardës. Ai akuzoi për grusht shteti edhe ish presidentin topi, drejtuesen e prokurorisë së përgjithshme, për të cilët kishte një koment shumë fyes. Por të gjitha këto deklarime duket se ishin për të justifikuar vrasjet në bulevard.
Ai deklaronte se vrasjet u bënë nga vetë protestuesit.
Hetimet treguan se protestuesit ishin vrare me armët e gardës se republikës, një prej tyre e përdorur edhe nga vete drejtuesi i gardës, Ndrea Prendi. Kjo genjeshter ne ate kohe pretendohej te shitej si e vërtete por pamjet filmike nga te gjitha këndet treguan se vrasjet u kryen nga garda. Ndërsa ekspertiza e armeve tregoi se vrasjet ishin tentuar te fshiheshin nga ana e drejtuesve te gardës te cilet kishin manipuluar provat e krimit. Per te fshehur gjurmët e krimit, me bekimin direkt te Kryeministrit duket se është bere edhe fshirja e pamjeve filmike nga sistemi i kamerave te kryeministrisë. Për të mbështetur këtë gënjeshtër edhe mjekët e spitalit ushtarak u detyruan të gënjejnë.
Tritoli, kallashnikovët, çadrat pistoletë nuk u gjetën kurrë megjithëse Berisha me bindje të plotë deklaronte se kishte prova, por koha tregoi se Berisha po gënjente për të justifikuar vrasjet.
Top Channel