Real Madrid turpërohet nga ekipi i kategorisë së tretë dhe eleminohet nga Kupa e Mbretit

21/01/2021 07:48

Real Madrid është mposhtur në mënyrë të turpshme 2-1 nga Alcoyano, ekip që luan në kategorinë e tretë, humbje që eleminon ‘Los Blancos’ nga Kupa e Mbretit.

Dukej si një ndeshje për formalitet dhe Zidane bëri disa ndryshime në formacion. Real nuk sforcua shumë dhe pas disa rasteve zhbllokoi takimin në minutën e 45 me anë të Militaos, rezultat i cili u mbyll edhe pjesa e parë.

Madrilenët shtuan rastet në pjesën e dytë por ishin të paqartë dhe të pasaktë në finalizim. Vendasit në minutën e 80 arritën të barazonin rezultatin duke shokuar ekipin e drejtuar nga Zidane. Një krosim i Olivan do të shndërrohej në gol nga Solbes.

Ndeshja shkoi në kohë shtëse dhe Zidane futi në fushën e lojës Kroos, Hazard dhe Benzema, por që zëvendësimet nuk dhanë efekt. Edhe pse me 10 lojtarë në fushë pas daljes me karton të kuq të Olivan, Alcoyano i dha goditjen përfundimtare madrilenëve, ku shënoi Diakite në minutën e 115.

Golat dhe rastet e ndeshjes:

Top Channel