“Përgjegjësi  urdhëruesit e vrasjeve” Veliaj: Po na rikthehen si ofertë e re politike, por drejtësia e re duhet të japë një verdikt

21/01/2021 19:49

Nga Bërzhita, ku vizitoi shtëpitë e reja, kreu i bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj tha se sot është një ditë gëzimi për ata që hyjnë në shtëpinë e re, por është edhe një ditë hidhërimi për ata që përkujtojnë 21 janarin.

 

Ndaj të njëjtën ndjesi me shqiptarët,të cilët thonë: ‘Kanë kaluar 10 vjet dhe ende s’ka drejtësi, si është e mundur? Si ka mundësi që u vranë 4 vetë për bllokun e Ilirit dhe të Monikës, me urdhër të Saliut dhe Lulit, dhe nuk ka ende drejtësi? Lajmi i mirë është se pjesa më e madhe e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar kanë ikur nga drejtësia. Iku raca e Gjin Gjonit, e atyre që bënin pazar me drejtësinë! Shumë njerëz mbase nuk e kuptojnë se, sado të dojë Edi Rama dhe qeveria, drejtësia është pushtet më vete, ndaj fillimisht duhej pastruar. Tani, drejtësia e re duhet të marrë përgjegjësitë që nuk i mori drejtësia e vjetër. Drejtësia e re duhet të japë një verdikt!Ata njerëz nuk u vranë pa dashje, nuk u vranë as me çadra, as me stilolapsa. Ata njerëz u vranë me plumba në mish, kur Saliu ishte në kryeministri dhe Luli ishte ministër në tarracën e Kryeministrisë”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku tha se oferta politike e propozuar nga PD-ja dhe LSI-ja është kthim prapa.

Tani, këta kriminelë rikthehen si ofertë e re politike, së bashku me Monën dhe Ilirin, të cilët ishin sebepçinjtë e vrasjeve. Rikthehen së bashku me ish-prokurorët e ish-gjyqtarët që i nxorri jashtë vettingu, na i sjellin ata dhe pjellën e tyre si kandidatë për deputetë në Parlamentin e ri!Këtë pastaj, e shesin si ndryshim. Por, ky është ndryshim për keq, është kthim prapa, për të risjellë kriminelët dhe memet e tyre në pushtet”, tha ai.

Sipas Velisë, pasi vranë në 21 janar, Sali Berisha dhe Lulzim Basha vranë edhe vetë PD-në.

Ai iu drejtua me një apel edhe demokratëve dhe mbështetësve të LSI-së duke u thirrje të largojnë ata që e mbajnë peng vendin prej 30 vitesh.

Ne nuk harrojmë!Ajo që sot po na shitet si ndryshim, në fakt është një rikthim te pjesa më e ndyrë e 30 viteve të tranzicionit. Ndaj, popujt që harrojnë të kaluarën, janë të destinuar t’i përsërisin gabimet. Në 25 prill duhet të ringrihemi më të fortëe të mos i harrojmë ata që i shkaktuan këto plagë të paimagjinueshme.Ata nuk janë nocione abstrakte, por kanëemra: quhen Sali Berisha, Lulzim Basha, Ilir Meta e Monika Kryemadhi. Janë 4 njerëz që Shqipëria u dha gjithçka, por ata e rropën për së gjalli Shqipërinë, e vranë dhe e sakatuan, e tani shiten si ndryshim”, tha ai.

Duke siguruar mbështetje për familjet e 4 protestuesve të pafajshëm të vrarë më 21 janar, Veliaj tha se historia do të flasë një ditë dhe ata që bënë krime do të ndihen të turpëruar.

 

Top Channel