Pas performancës në Capitol, Jennifer Lopez “hidhet në krahët” e Alex Rodriguez (FOTO)

21/01/2021 11:18

Jennifer Lopez dha një performancë fantastike në ceremoninë e inagurimit të Joe Biden. Pas saj, këngëtarja shkoi pranë partnerit të saj Alex Rodriguez dhe pozoi pranë tij e stafit.

Imazhet nga shkallët e Capitol Hill i ka publikuar në rrjete sociale. Ajo shkëlqente me veshje të bardhë, ndërsa Alex ishte kuruar me detaje për tu kombinuar me Lopez. Ai zgjodhi një kostum ngjyrë blu të errët me vija të holla të bardha.

Alex dukej më krenar se kurrë pranë super yllit, e cila dha një super performancë, gjatë të cilës, këngëtarja ndaloi në një moment dhe thërriti fuqishëm në gjuhën spanjolle: “Një komb nën Zotin, të pandashëm, me liri e drejtësi për të gjithë.”

Ditën e djeshme, Joe Biden u betua sot si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara, duke marrë stafetën nga Donald Trump, i cili nuk ishte prezent në ceremoni.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel