Kina kalon menjëherë në sulm/ Sanksione ish zyrtarëve të Trump, përfshirë Pompeon

21/01/2021 11:08

Vetëm disa minuta pasi Joe Biden bëri betimin si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara, Kina vendosi sanksione ndaj disa zyrtarëve të administratës Trump, duke nisur me ish sekretarin e shtetit, Mike Pompeo.

Ministria e Jashtme kineze sqaroi se janë sanksionuar 28 persona të cilët sipas saj “planifikuan, promovuan dhe ekzekutuan një seri lëvizjesh të çmendura që kanë ndërhyrë rëndë në punët e brendshme të Kinës, dëmtuan interesat e Kinës, ofenduan popullin kinez dhe prishën seriozisht marrëdhëniet Kinë-SHBA”. Në mesin e atyre që përballen me masa të tilla nga ana e Pekinit janë dhe këshilltarit tregtar të ish-Presidentit Donald Trump, Peter Navarro, ish-Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare Robert O’Brien dhe paraardhësit të tij, John Bolton.

Ministria tha se individëve të sanksionuar dhe familjarëve të tyre të ngushtë “u ndalohet të hyjnë në territorin e Kinës, Hong Kong dhe Makao”. Ajo gjithashtu u shpreh  dhe entitetet e lidhura me ta do ta kenë të ndaluar të bëjnë biznes me Kinën.Marrëdhëniet kinezo-amerikane u përkeqësuan ndjeshëm pasi ish-Presidenti Trump filloi luftërat tregtare kundër Pekinit pak pasi hyri në Shtëpinë e Bardhë.

Top Channel