Mos harroni çadrat, reshje shiu të herëpashershme në gjithë vendin, si parashikohet moti për këtë të mërkurë Gati tre vjet më parë qeveria shqiptare mori përsipër të zgjidhte me marrëveshje, para gjykatës së Strasburgut, konfliktin gjyqësor me familjarët e viktimave të 21 janarit.
Në këtë marrëveshje përveçse dakordësohej dëmshpërblimi pranohej që të rifillonte nisja e hetimeve.
Por me gjithë kohën që ka kaluar, vetëm ditën e djeshme policia shqiptare kërkoi rifillimin e hetimeve në prokurori dhe sipas avokatit të familjarëve të viktimave, ky veprim është tepër i vonuar.
Dorian Matlia: Qeveria shqiptare nuk i ka përmbushur detyrimet e marra përsipër dhe konkretisht duhet të ishte avokatura e shtetit që duhet të bënte hapin e parë për të përmbushur këtë marrëveshje.
Anila Hoxha: Ndërkohë, në datën 20 janar 2021 policia i dërgoi një shkresë prokurorisë për rifillimin e hetimeve të kësaj çështje. Mund të jetë një indicie e mirë dhe deri diku mbajtje e këtij premtimi?
Dorian Matlia: Nëse do të ishte me kërkesën e këtyre organeve do të kemi të bëjmë me një proces të nisur saktë, por nëse është thjesht policia atëherë kemi të bëjmë me një veprim që kalon na vazhdën e ekspozesë së 21 janarit.
Për respektimin e kësaj marrëveshje, familjarët e të vrarit Hekuran Deda hapën një proces gjyqësor në Shqipëri dhe mbasi humbën në dy shkallët e gjykatave presin fjalën e Gjykatës së Lartë.
Dorian Matlia: Nëse nuk do realizohet marrëveshje e plotë familjarët do i drejtohen gjykatës të Strasburgut që do të dali me një vendim të njëanshëm.
Nga ana tjetër, Gjykata shqiptare kanë njohur si viktimë të pestë djalin e të vrarit Faik Myrtaj, i cili i dha fund jetës pas vrasjes të të atit. Gjykata thotë se ai u vetëvra nga zia patologjike e shkaktuar nga 21 janari
Top Channel