Edhe Kylie Jenner ka probleme me presionin e ujit në dushin e saj? Milionerja sqaron ndjekësit

21/01/2021 12:19

Kylie reklamoi ditë më parë, disa nga produktet e markës së saj, por fansat “u fiksuan” me dushin me presion të ulët në video.

Ndjekësit pyesnin të habitur në disa statuse në Twitter se si ka mundësi që multimilionerja ka në shtëpinë  e saj një dush të tillë, “pse nuk ka presion uji?!”, shkruanin ndjekësit.

Pasi pa që këto komente vazhduan për ditë të tëra, pronarja e “Kylie Cosmetics” vendosi të reagojë.

Vazhdoj të shoh në internet dushin tim.  Unë postova një video të dushit tim në zyrat e mia, të cilat i dua. Mendoj se është një dush i mahnitshëm, nuk kam asnjë problem me të, por të gjithë duket se e shohin presionin tim të ujit shumë shqetësues” tha Kylie në disa video ku tregonte dushin e saj masiv, i cili përfshin pajisje argjendi dhe teknologji të nivelit të lartë.

Pra, ky është me të vërtetë dushi në shtëpinë time. Ky është dushi im i përditshëm, është i mahnitshëm“, tha ajo para se të demonstronte si të hapej uji , dhe të vendoste një temperaturë të personalizuar. Kylie tha se ajo bën dush në 102 gradë.

Faleminderit të gjithëve për shqetësimin tuaj“, përfundoi influencuesja.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel