E vërteta e letrës së Trump/ Çfarë i shkroi ai Joe Bidenit

21/01/2021 20:47

Tradita e do që një president në largim në SHBA, ti lërë një letër pasuesit të tij, para se të largohet nga Shtëpia e Bardhë.

Nuk është ende e ditur se çfarë shkruhej në letrën e Donald Trump, por kjo nuk i ka ndaluar njerëzit të japin sugjerime nga më të ndryshmet për përmbajtjen e saj.

Në një letër të rreme që është ndarë shumë në mediat sociale, thjeshtë shkruhej: Joe, ti e di që unë fitova.

Letra është ndarë gjerësisht, madje edhe nga avokatja e njohur pro Trump Lin Wood, dhe është parë miliona herë. Edhe pse është e dukshme që letra është e rreme, shkruan BBC, ajo është marrë seriozisht në disa qarqe, me radion shtetërore iraniane që e ka raportuar atë si të vërtetë. Ajo është postuar dhe ripostuar shumë edhe nga përdoruesit e medias sociale në rusi.

Nga ana e tij, vetë presidenti Biden, tha se Trump i kishte lënë atij një letër shumë bujare por për vetë faktin se ajo ishte private, ai nuk do të thoshte asgjë para se të fliste me vetë Trump.

 

Top Channel