“Covid merret dhe nga të shëruarit”/ Befason studimi i fundit mbi koronavirusin

21/01/2021 11:17

Mutacionet e reja të koronavirusit po shkaktojnë gjithmonë e më shumë shqetësim, jo vetëm për ritmin e shpejtë të përhapjes dhe nivelin e lartë të infektueshmërise, por edhe sepse mund të ndikojnë në efikasitetin e vaksinës.

Për momentin, nuk dihet me saktësi se sa ndikim kanë mutacionet ndaj ecurisë së sëmundjes, por është e qartë se  përhapja e shpejtë mund të bëjë që në disa vende të ngarkohet ndjeshëm sistemi i shëndetësisë. Në shumë vende mungojnë shtretërit në spitale, aparatet e frymëmarrjes, vendet e kujdesit intensiv dhe personeli. Varianti i Coronës B.1.351. që përhapet me shpejtësi në Afrikën e Jugut që nga gushti i kaluar i ngjan variantit britanik dhe shihet si përgjegjës për rritjen e madhe të numrit të rasteve të infektimit në Afrikën e Jugut.

Edhe variacionet P.1 të identifikuara para pak kohësh në Brazil kanë krijuar shqetësim me 17 mutacionet e krijuara, disa prej të cilave me proteinën spike.  Ky variant mban në vetvete mutacionin N501Y të zbuluar në variantin britanik dhe atë afrikano-jugor si dhe mutacionin E484K të konfirmuar deri tani tek varianti afrikano-jugor.

Varianti brazilian u shfaq fillimisht në Manaus, kryeqytetin e shtetit federal të Amazonës, ku vitin e kaluar tre të katërtat e popullsisë u infektuan me variantin e ri të koronavirusit. Me sa duket përgjigja që krijon sistemi imunitar i trupit tek të shëruarit nga infeksioni SARS-CoV-2 nuk mjafton edhe pas marrjes së vaksinës, sepse varianti i ri P.1 e anashkalon sistemin imunitar. Me fjalë të tjera, siper studiuesve, edhe të shëruarit nga infeksioni edhe të vaksinuarit mund ta ngjisin sëmundjen.

Top Channel