Barcelona shmang turpin në kohën shtesë përballlë Cornellas në Kupën e Mbretit. “Blaugranave” iu deshën plot 120 minuta lojë për të eliminuar këtë kundërshtare të kategorisë së tretë spanjolle me rezultatin 0-2 (Segunda Division B).

Koha e rregullt plus 4 minutat shtesë u mbyllën pa gola, por duhet theksuar se “blaugranat” dështuan në dy raste të shënonin nga pika e bardhë e penalltisë.

Në fundit e pjesës së parë gaboi Miralem Pjanic, ndërsa në të 80-tën Ousmane Dembele, që gjithsesi e shleu gabimin sapo nisi 15-minutëshi i parë shtesë, duke shënuar golin e parë që e kualifikonte Barcelonës, ndërsa në minutë ne 121-të realizoi Braithwaite. Skuadra e drejtuar nga Koeman shmangu një eliminim të turpshëm, siç u ndodhi dy skuadrave madrilene, Real dhe Atletico.

Top Channel