Tunizi, protesta kundër orës policore në kuadër të masave ndaj COVID-19

20/01/2021 13:50

Qindra persona në shtetin e Afrikës Veriore, Tunizi, kryesisht në kryeqytetin Tunis kanë organizuar protestë kundër orës policore të zbatuar nga autoritetet për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Ministria tuniziane e Shëndetësisë në kuadër të masave kundër COVID-19 shpalli ndalesë të daljes në rrugë që nga 14 janari.

Gjatë protestave në rrethin Tadamen të kryeqytetit Tunis, kanë ndodhur tensione mes protestuesve dhe forcave të sigurisë.

Forcat e sigurisë kanë intervenuar me gaz lotsjellës ndaj protestuesve.

Disa qytete në mbarë vendin ishin dëshmitar të protestave kundër orës policore, të cilat shpeshherë hasën në intervenimin e forcave të sigurisë.

Ndërkohë, gjatë protestave ishin arrestuar edhe qindra persona. Protestuesit gjithashtu kërkojnë lirimin e të arrestuarve.

Top Channel