Top Channel e paralajmëroi dy ditë më parë/ Zyrtarizohet Xhelal Mziu në Dibër, Alizoti në Berat

20/01/2021 12:47
Foto ilustruese

Ashtu siç Top Channel kishte raportuar më herët, sot u bë zyrtare se ish-kryebashkiaku, Xhelal Mziu do të jetë drejtues qarku i PD-së në qytetin e Dibrës për zgjedhjet e 25 prillit.

Ndërkohë që për Beratin do të jetë Tomor Alizoti.

Kujtojmë se nënkryetari Edmond Spaho është caktuar drejtues politik i PD në Korçë, kurse në Lezhë u zgjodh ish-deputeti dhe pedagogu i njohur Mark Marku.

Ndërsa na ndajnë rreth tre muaj nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, Partia Demokratike është në përmbyllje procesi në Korçë, pasi më parë janë caktuar drejtuesit politik në Durrës, në Elbasan, në Shkodër, në Lezhë, në Fier dhe Vlorë.

Ndërkohë disa qarqe, me në krye Tiranën, Partia Demokratike nuk ka caktuar ende drejtuesit e saj politikë, me të cilët do të garojë në prill.

Top Channel