Tiranë, gazi në klasa/ Evakuohen nxënësit, disa prej tyre dërgohen për ndihmë mjekësore

20/01/2021 15:11

Mëngjesin e të mërkurës, rreth orës 9:30 në një institucion arsimor në zonën e Don Boskos ka ndodhur një ngjarje e rëndë, ku për shkak të tejmbushjes së bombolës së gazit, ka pasur rrjedhje në sistemin qendror ngrohës.

Është ndjerë aroma e rënduar e gazit në ambjentet e klasës, janë hapur menjëherë dritaret dhe më pas janë evakuuar nxënësit.

Mësimi në kolegjin privat ‘Qatar’ u ndërpre si pasojë e helmimit nga gazi të 6 nxënësve, të cilët u shoqëruan me autoambulancë në QSUT për të marr trajtim mjekësor pas shenjave të shfaqura si dhimbje koke, kollitje dhe të vjella.

Sipas njoftimit të QSUT 3 nxënësit të moshës 15 vjec janë shtruar për monitorim në pavionin e urgjencës së sëmundjeve të brendshme jashtë rrezikut për jetën , gjithashtu edhe 3 pacientë të tjerë të moshave nga 12-14 vjec janë duke marr trajtim mjekësor në urgjencën pediatrike.

Nuk jam e shqetësuar madje jam e sigurtë për fëmijën tim në këtë shkollë që është ndër të paktat që ka ngrohje

Pranë shkollës jo publike u paraqitën edhe punonjësit e policisë për të hetuar ngjarjen si dhe inspektorët shtetëror shëndetësor. Ndërsa zjarrfikëset bënë të mundur pastrimin e bombolës nga gazi i tepërt për të parandaluar një ngjarje të ngjashme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA