Të vaksinuarit pësojnë reaksione alergjike, epidemiologia kërkon të merren masa urgjente për vaksinën Moderna

20/01/2021 09:23

Vaksinat anti Covid, të prodhuara nga kompania Moderna duket se kanë shkaktuar shqetësime në Kaliforni pasi zyrtarët e shëndetësisë thonë se disa persona pësuan reaksione alergjike.

Më shumë se 330 mijë doza u shpërndanë në të gjithë shtetin në fillim të këtij muaji. Gjashtë prej tyre kishin nevojë për kujdes mjekësor në San Diego dhe për këtë çështje kanë nisur hetimet.

Epidemiologia Erica Pan kërkoi që të gjitha vaksinat që erdhën nga kompania, të zëvendësohen me të tjera.

“Qëllimi ynë është të sigurojmë vaksinën Covid në mënyrë të sigurt, të shpejtë dhe të drejtë. Një numër më i lartë se zakonisht i reaksioneve alergjike u raportuan me disa vaksina Moderna të administruara në një klinikë të vaksinimit në komunitet. Ne rekomandojmë që ofruesit të përdorin vaksinat e tjera të disponueshme dhe të ndalojnë administrimin e vaksinave nga Moderna deri në hetimin nga CDC e FDA”, tha Pan.

Një zëdhënës i Departamentit të Shëndetit Publik të Kalifornisë tha për të përditshmen britanike “Daily Mail” se pauza e vaksinimit nuk është e detyrueshme dhe të gjithë kanë të drejtën ta zbatojnë kërkesën e epidemiologes ose jo.

Top Channel