Të paktën 3 të vdekur nga shpërthimi i gazit në qendër të Madrid (Video)

20/01/2021 20:50

Të paktën tre persona kanë vdekur nga shpërthimi i sotëm që tronditi qendrën e kryeqytetit spanjoll, teksa imazhet dramatike nga vendngjarja tregonin një ndërtesë krejtesisht të shkatërruar dhe inertet që kishin mbulur rrugën poshtë saj.

José Manuel Franco, kreu i partisë socialiste PSOE në Madrid, konfirmoi se plasja ishte shkaktuar nga një rrjedhje gazi, dhe tre njerëz kishin vdekur, mes të cilëve njëra ishte një grua e moshuar që po ecte në rrugë. Ai shtoi se një person mbetet i humbur.

Fotot dhe videot nga kalimtarët e shokuar tregonin makina të shkatërruara dhe tym që ende dilte nga katet e sipërme të ndërtesës. Incidenti kishte ndodhur pak pas orës lokale 15.00.

Një shkollë aty pranë raportohet se është dëmtuar nga shpërthimi.

Në një deklaratë kryeminsitri spanjoll Pedro Sanchez përshkruante shpërthimin si“të tmerrshëm,” duke shtuar se shpresonte të kishte sa më pak viktima.

Top Channel