Të izoluar nga shembja e rrugës/ Hapet një rrugë provizore për njësinë Ungrej në Lezhë
20/01/2021 15:28
Rruga e Kreshtës qe lidh qytetin e Lezhës me 9 fshatra te njesine administrative te Ungrejt, u shemb ne datën 9 janar dhe krijoi problematika te shumta per lëvizjen e banoreve atje.
Bashkia e Lezhës ka ndërhyre për hapjen e një rruge provizore aty pranë deri ne gjetjen e një zgjidhje përfundimtare por banoret bejne me dije kjo është tepër e rrezikshme.
Ditet ne vijim priten reshje intensive shiu dhe banoret tregojnë friken se kjo rruge mund te bie serish.
Shpresat janë qe te merren masa pasi izolimi u krijon shume problematika si për vajtjen ne pune apo dhe për urgjencat mjekësore.
Top Channel