SHBA, i caktuari i Biden e pranon: Grenell bëri punë të mirë me Kosovën!

20/01/2021 14:19

I caktuari për pozitën e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, foli me tone pozitive për angazhimin e administratës së presidentit amerikan, Donald Trump, në lidhje me raportet mes Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë një seance të konfirmimit të mbajtur në Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit amerikan, ai u pyet nga senatori Ron Johnson në lidhje me marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve Prishtinë-Beograd të nënshkruar në 4 shtator 2020 në Uashington. Johnson tha se gjërat nuk po përmirësoheshin derisa nuk u paraqit Richard Grenell me idenë e normalizimit të raporteve ekonomike. Blinken u pajtua me komentin e tij.

“Ju përmendet punën që është bërë për Kosovën dhe Serbinë. Unë e duartrokas atë. Presidenti i zgjedhur Joe Biden ka kaluar shumë kohë në këto vende në të kaluarën dhe mendoj se ndan bindjet për gjërat që mund të bëjmë për të ndihmuar Kosovën që të levize, me shprese se kjo do te vleje edhe per Serbine”.

Firmosja e dokumenteve për normalizimin e raporteve ekonomike mes dy palëve u bë në prani të presidentit Donald Trump. Bisedimet u ndërmjetësuan pikërisht nga i dërguari i Trumpit për dialogun, Richard Grenell. Pas zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara, Prishtina dhe Beogradi janë zotuar se do të vazhdojnë zbatimin e marrëveshjeve, pavarësisht ndryshimit të administratës amerikane.

Top Channel