SHBA/ Biden mbërrin në Kapitol për inaugurimin e tij si presidenti i 46!

20/01/2021 17:07

Presidenti i zgjedhur Joe Biden ka mbërritur në Kapitolin e SHBA me gruan e tij, Jill Biden.

Nënkryetari i zgjedhur Kamala Harris dhe burri i saj Doug Emhoff gjithashtu kanë ngjitu shkallët e Kapitolit të SH.B.A.-së së bashku me Biden. Harris dhe Biden janë planifikuar të bëjnë betimet e tyre të zyrës në orët në vijim. Biden është vendosur të bëjë betimin e zyrës duke u bërë zyrtarisht presidenti i 46-të i SHBA.

Biden, 78 vjeç, është presidenti më i vjetër amerikan që merr detyrën. Ai i ka fituar zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, 2020, kundrejt presidentit të deritanishëm, Donald Trump. Kongresi e ka miratuar fitoren e tij më 6 janar.

Inaugurimi është një ceremoni zyrtare që shënon fillimin e një presidence të re në Shtetet e Bashkuara dhe, sipas ligjit, zhvillohet më 20 janar në Uashington.

Presidenti bën betimin me fjalët: “Betohem solemnisht se do ta përmbush me besnikëri detyrën time si president i Shteteve të Bashkuara dhe se do ta ruaj dhe mbroj më së miri Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara”.

Për shkak të pandemisë globale por edhe për shkak të trazirave të fundit në SHBA, do të mungojë turmat e zakonshme prej qindra mijëra pjesëmarrësve dhe në vend të tyre do të jenë  200 mijë flamuj.

Fillimi i inagurimit të Presidentit të 46-të ka nisur duke marrë pjesë në një shërbesë kishtare në Katedralen e Shën Mateut në Uashington.

Në ceremoninë marrin pjesë zëvendës presidenti në largim Pence, po ashtu si edhe ish presidenti Barack Obama më gruan e tij, Michelle, ish presidenti George Ë. Bush me gruan e tij Laura, dhe ish presidenti Bill Clinton dhe me bashkëshorten ish sekretaren e Shtetit Hillary Clinton. Dhe për të parën herë në 150 vite do të mungojë edhe presidenti në largim Donald Trump.

Pas ceremonisë Biden dhe Harris  do të vendosin kurora në Varrin e Ushtarit të Panjohur në Varrezat Kombëtare në Arlington.

Biden dhe zonja Harris pritet të flasin në mbrëmje në një shfaqje të posaçme televizive dhe në orën 23;00 do të nënshkruajnë urdhrat e parë ekzekutiv.

Kujtojmë se 25 anëtarë të Gardës Kombëtare janë angazhuar për mbarëvajtjen e inagurimit të Biden.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel