Schalke 04 nuk del dot nga kriza në të cilën është zhytur prej muajsh. Skuadra nga Gelsenkirsheni e mbylli fazën e parë të Bundesligës në vendin e fundit me 17 pikë të grumbulluara, pasi u mposht edhe në përballjen direkte ndaj Koln me rezultatin 1-2.

Pas një pjese të parë të dominuar Koln kaloi në epërsi me Czichos. Gjithsesi skuadra e trajnerit zviceran Gross reagoi në fraksionin dhe pavarsisht mungesave të shumta gjeti forcën për të reaguar duke barazuar rezultatin me sulmuesin 19-vjeçar amerikan Hoppe në minutën e 57-të.

Atëherë kur gjithçka u duk se dy skuadrat do të ndanin nga një pikë, Koln arriti të gjente golin e fitores dhe të 3 pikëve, pikërisht në minutën e 93-të me Thielmann i cili kishte vetëm 5 minuta që kishte hyrë në fushë.

Me këtë fitore formacioni i Marcus Gisdol u ngjit në kuotën e 15 pikëve, duke iu larguar edhe zonës play-out pasi aktualisht pozicionohet në vendin e 15-të.

Top Channel