“Një plak i lumtur që e pret një e ardhme e ndritur…”, Greta Thunberg ironizon largimin e Trump

20/01/2021 17:10

Aktivistja e njohur, Greta Thunberg ka ironizuar momentin e largimit të Donald Trump nga Shtëpia e Bardhë.

Aktivistja kundër ndryshimit të klimës nuk ka hezituar që për herë të fundit ta gacmojë presidentin amerikan para se të udhëtonte drejt Floridas.

Përmes llogarisë së Twitter, Greta ndau një pamje të 74-vjeçarit duke hipur në helikopterin presidencial “Marine One” në lëndinën e Shtëpisë së Bardhë.

“Duket si një plak shumë i lumtur që pret një të ardhme të ndritur dhe të mrekullueshme. Sa bukur për tu parë!”, ka shkruar 18-vjeçarja.

Ironia dhe tallja mes Gretës dhe Trumpit ka qenë gjithmonë e pranishme  që pas deklaratës së famshme të vajzës para një viti.

Në nëntor të vitit 2020, adoleshentja i tha presidentit të atëhershëm në detyrë të ‘qetësohej’ pasi ai i cilësoi zgjedhjet presidenciale si ‘mashtrim’ dhe se rivali i tij, Joe Biden nuk kishte fituar në mënyrë të drejtë.

Gjatë një konference për shtyp para një viti, republikanit i kishte thënë aktivistes se duhej të punonte me ‘zemërimin’ e saj.

Trump gjithmonë i ishte referuar suedezes si fëmijë dhe adoleshente që duhet të mësojë më shumë në shkollë gjithmonë duke e nënvizuar.

Postimi i Greta Thunberg

Top Channel