Në PD nuk ka pasur më zgjedhje pas vitit 2013/ E pohon ish-numri dy i Partisë Demokratike

20/01/2021 17:43

Ish- kryetarja e kuvendit, Jozefina Topalli pranon në Top Talk se zgjedhjet për kryetar brenda Partisë Demokratike u manipuluan.

Pas vitit 2013 nuk ka pasur asnjëherë zgjedhje të drejta. Ka qenë manipulim i verifikuar me zë dhe figurë nga ana e Lulzim Bashës”, shprehet Topalli.

Po ashtu, manipulimi i zgjedhjeve, sipas saj, ishte alarm që detyroi emra të rëndësishëm të Partisë demokratike të largoheshin. “Ky është një alarm i frikës dhe reagimeve, ne kemi treguar se këtu po shkatërrohet PD, është vrarë debati, konkurenca dhe vota. Të gjitha këto janë arsyet pse PD-ja u krijua tre dekada më parë”.

Sipas Topallit, Partisë Demokratike i kanë rënë “kolonat kryesore”. “PD-së i mungon lidershipi, i mungojnë parimet. Nëse më parë ka pasur elemente të djathta në parti, tashmë nuk ka as një element të mbetur dhe për këtë më vjen keq”.

Kryetarja e Partisë “Lëvizja për Ndryshim”, bën deklaratën e fortë kur thotë se “Shqiptarët nuk janë aq budallenj sa të besojnë gënjeshtrat, përndryshe do të kishte qenë kryeministër Lulzim Basha”.

Top Channel