Në një kohë që pritet të nisë betimi i presidentit të ri të Amerikës Joe Biden, Donald Trump është larguar nga shtëpia e bardhë. Kjo ishte dita e fundit e tij si president.
Ashtu siç dhe kishte lajmëruar Trump nuk do të marrë pjesë në ceremoninë për Biden. Ai u pa dorë për dore me bashkëshorten e tij Melania, ndërsa i drejtoheshin avionit.
Presidenti dhe Zonja e Parë janë aktualisht në rrugën e tyre me helikopter në Joint Base Andrews, në Maryland, ku do të mbahet një ceremoni lamtumire përfundimtare.
Pas ngjarjes ai do të udhëtojë në Florida me Air Force One dhe do të fillojë jetën pas presidencës në vendpushimin e tij Mar-a-Lago në Palm Beach.
Ndërkohë Nënkryetari i tij, Mike Pence, do të kapërcejë ceremoninë e lamtumirës së Trump dhe do të marrë pjesë në inaugurimin e Biden dhe Harris sot më vonë.
Top Channel