Këlcyrë/ Një 60 vjeçar është larguar nga shtëpia në 15 janar, familjarët nuk kanë asnjë informacion
20/01/2021 18:23
Familjarët e të moshuarit nga fshati Tolar në Këlcyrë nuk kanë dijeni për vendndodhjen e tij.
Sipas policisë, familjarët e shtetasit S.S kanë paraqitur denoncimin në postën e policisë Këlcyrë. Ata kanë deklaruar se 60 vjeçari është larguar që në datën 15 janar dhe nuk dihet ku mund të jetë.
Policia ka nisur kërkimet për gjetjen e të moshuarit. Nuk dihet nëse ai kishte probleme me kujtesën ose shëndetin mendor.
Top Channel