Jennifer Lopez në betimin e Biden/ Ndalon këngën për mesazhin në spanjisht (Video)

20/01/2021 21:40

Jennifer Lopez ka performuar sot në betimin e presidentit të ri amerikan Joe Biden, por në një moment gjatë këngës ajo thirri me ton shumë emocional një mesazh në gjuhën spanjolle.

Joe Biden u betua sot si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara, duke marrë stafetën nga Donald Trump, i cili nuk ishte prezent në ceremoni.

Ceremonia e Biden përfshinte performanca nga artistet amerikane Lady Gaga e JLo.

Gajtë performancës së Lopez, këngëtarja ndaloi në një moment dhe thërriti fuqishëm në gjuhën spanjolle: “Një komb nën Zotin, të pabndashëm, me liri e drejtësi për të gjithë.”

Lopez këngoi një kolazh të disa këngëve të saj, para betimit të Biden.

Në ditët para ceremonisë JLo kishte thënë se do të këndonte “për të gjithë amerikanët”.

Në rrjetet sociale ajo ka postuar një video ku bënte foto me ushtarakët amerikanë.

“Është një nder të kaloj disa momente me këta burra dhe gra të guximshme. Nesër do të këndoj për të gjithë amerikanët”, tha ajo.

Top Channel