Humb jetën një komando shqiptar/ Xhevahir Iljazi shërbente në Herat të Afganistanit

20/01/2021 12:04

Një ushtar shqiptar me mision në Afganistan ka ndërruar jetë mbrëmjen e se martës, i identifikuar si Xhevahir Iljazi, ndërkohe qe ende nuk dihen rrethanat si ndërroi jetë ushtari shqiptar.

Lajmi është konfirmuar mëngjesin e sotëm edhe nga Ministria e Mbrojtjes, ku nëpërmjet një njoftimi zyrtar behet e ditur se te martën, në orën 22:40 ora lokale në Afganistan, ka humbur jetën ushtaraku me inicialet XH.J.

Autoritetet e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm po bashkëpunojnë me komandën e operacionit për të bërë hetimin e plotë të rrethanave në te cilat ka ndodhur ngjarja, ndërsa po sipas këtyre burimeve konfidenciale, dyshohet se ushtari mund te jete vetëvrare.

Ministri i Mbrojtjes dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm siguron personelin në mision dhe familjet e tyre se do vijojnë të mbështesin e tu gjenden pranë për të përmbushur me sukses misionin.

Ministria e Mbrojtjes, Shtabi i Përgjithshëm dhe gjithë personeli i Forcave të Armatosura i shprehin ngushëllimet më të ndjera familjes për ndarjen e parakohshme nga jeta të njeriut tyre të dashur.

Ushtari që vdiq te martën, është i dyti shqiptar që ndërron jetë në mision në Afganistan, pasi në shkurt 2012 u ekzekutua kapiten Feti Vogli, pas një prite me armë në një fshat të Kandaharit.

Ndërkohë që 2019 ranë në krye të detyrës gjatë misionit të NATO-s në Letoni major Klodian Tanushi dhe Zarife Hasanaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA