Fshati që mbush ujin në qytet/ Gramshi fshat, pa ujë as në dimër, as në verë

20/01/2021 12:28

Gramshi fshat ndodhet jo më larg se 7 km nga Gramshi qytet, por banorët e kësaj zone historikisht vuajnë mungesën e ujit të pijshëm.

Dimër apo verë aty u duhet të mbushin ujë në qytet, apo në burime të pakontrolluara. Për 200 banorët e këtij fshati, e vetmja kërkesë është uji i pijshëm.

Top Channel u interesua pranë Bashkisë së Gramshit e cila thotë se problematika e këtyre banorëve është e drejtë, ndërsa ka parashikuar ndërtimin e ujësjellësit brenda vitit. Edhe pse afër qytetit, zona është malore dhe mundimi për tu furnizuar me ujë, i madh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA