Tiffany Trump, 27 vjeçe, fëmija i vetëm i lindur nga martesa e presidentit Donald Trump me bashkëshorten e dytë Marla Maples, do të martohet me milionerin libanez Michael Boulos, 23 vjeç, shkruhet në faqen e internetit vanityfair.it.
Fejesa zyrtare u zhvillua dje në Shtëpinë e Bardhë, disa orë para largimit të ish-presidentit.
Tiffany ka postuar një foto të saj duke pozuar me bashkëshortin e ardhshëm përgjatë një prej kolonadave të Shtëpisë së Bardhë, duke thënë se ajo është e ngazëllyer për kapitullin tjetër të jetës së saj.
Tiffany dhe Michael u takuan në Greqi, në verën e vitit 2018, në klubin e Lindsay Lohan në Mikonos.
Që atëherë ata kanë përjetuar dashurinë nga distanca.
Ai, me origjinë nga një fshat i krishterë në Libanin verior, u lind në Teksas, u rrit në Nigeri dhe studioi Ekonomi dhe Financë në Londër.
Top Channel