Deputetja gjermane për vaksinat: Dështimi i BE-së në Ballkan, sukses për Kinën

20/01/2021 15:38

Deputetja liberale e Bundestagut dhe anëtarja e Komisionit gjerman për Politikën e Jashtme, raportuese e grupit parlamentar për Europën Lindore, Qendrore e Juglindore, Renata Alt në një prononcim të saj për Deutsche Wellen e quan si sukses tjetër të propagandës kineze, vendimin e Serbisë për marrjen e vaksinës Sinopharm.

“Edhe nëse BE ka përgatitur një paketë shtesë milionëshe për Ballkanin Perëndimor, ritmi i breshkës në furnizimin me vaksinën dëmton vënien nën kontroll me efektivitet të pandemisë në rajon. Nëse vendet e Ballkanit Perëndimor do të vazhdojnë të mbeten edhe më tej pas përpjekjeve të vaksinimit të vendeve të BE-së, kjo do t’i çojë ato më shumë në krahët e Kinës dhe Rusisë“, deklaroi ligjvënësja liberale.

Ballkani është ndjerë I izoluar në këto kohë kur mijëra vetë anekënd Europës kanë nisur imunizimin kundër Covid 19-tës. Vendet e rajonit janë munduar të sigurojnë vaksina kundër koronavirusit nga shumë kompani dhe programe, megjithatë një pjesë e mirë  e vendeve të Europës Juglindore e patën të vështirë këtë qasje.

Top Channel