Del autopsia e modeles që u gjet e vdekur në rrugë, çfarë ndodhi pas sherrit me burrin

20/01/2021 08:56

Autopsia ka zbuluar të vërtetën e vdekjes së modeles Alexis Robinault Sharkey, trupi i së cilës u gjet pa shenja jete në një rrugë në Texas pasi kishte humbur gjurmët që prej pushimeve.

26-vjeçarja kishte mbytur veten për vdekje, njoftuan zyrtarët. Misteri për jetën e saj nisi që prej 27 nëntorit kur u shpall e humbur. Nëna e saj zbuloi se ishte larguar nga shtëpia pas një konflikti me bashkëshortin, por nuk e kishte marrë makinën me vete.

Mëngjesin tjetër, rreth orës 8.30 të mëngjesit, disa punonjës gjetën trupin e saj të vdekur, por nuk kishte shenja dhune. Distanca e vendit ku u gjet nga apartamenti ku jetonte me partnerin ishte vetëm 3 milje larg.

Miqtë e Alexis kanë folur për marrëdhënien e saj me Tom duke thënë se po planifikonte divorcin pasi kishte frikë nga ai. Por partneri mohoi që të ketë pasur ndonjë problem në martesën e tyre.

Nëna e Alexis, Stacey Robinault, tha në dhjetor se asaj iu desh të debatonte me Tomin, i cili donte të shihte trupin e gruas së tij të ndjerë por prej dy javësh nuk komunikonte me familjen.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel