Britani/ Studenti e akuzon për abuzim seksual, mësuesja përdor ‘gjatësinë’ për justifikim

20/01/2021 11:43

Britani – Një mësuese e martuar, e cila është 152 cm e gjatë akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një nxënës 15-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur tre vite më parë dhe vijojnë hetimet për këtë çështje. Ditën e sotme, avokatja i saj ka mohuar ngjarjen duke thënë se mësuesja është shumë e shkurtër për të kryer pozicionin e pretenduar. Kandice Barber, akuzohet se i dërgonte të miturit fotografi dhe video seksuale të vetes.

Avokatja Nadia Chbat, e cila mbron mësuesen, ka marrë në pyetje nxënësin për të mësuar detaje rreth deklaratave të tij se kanë kryer tre herë marrëdhënie seksuale. Por sipas avokates, diferenca në gjatësi mes tyre e bën thuajse të pamundur kryerjen e pozicioneve që përshkroi studenti.

Ai theksoi se dy prej takimeve ndodhën në 16-vjetorin e ditëlindjes së tij, ndërsa një tjetër ndodhi në makinë. Dyshimet mbi deklaratat e nxënësit lindën pasi fillimisht ishin në makinë dhe më pas dolën jashtë për të vijuar marrëdhënien seksuale, gjë që avokatja e cilëson “pa kuptim” pasi gjithçka mund të ndodhte brenda makinës.

Hetimet vijojnë ndërsa Nadia Chbat theksoi se të gjitha deklaratat ishin gënjeshtra.

Top Channel