Batutat nga vizita në Vorë/ Banorët: Rrofsh sa malet e Shqipërisë. Rama: Sa malet jo, sa të kemi takatin
20/01/2021 13:12
Kryeministri Edi Rama ishte sot në Vorë për të inspektuar punimet pas tërmetit që nxori jashtë përdorimit qindra banesa e dhjetra pallate.
Tashmë kantieri ka hyrë në fazën e kantiereve nga qendra urbane në periferitë rurale.
“Familjet e prekura do të rikthehen jo vetëm në apartamente të reja, po edhe në lagje me standarde urbane krejt të ndryshme nga ato që ishin më parë”, tha Rama.
Por gjatë vizitës Rama duke përshëndetur banorët shkëmbeu dhe batuta.
Dialogu:
Banori: Na bërë me shtëpi të reja, rrofsh. Rrofsh sa malet e Shqipërisë
Rama: jo mo sa malet jo, sa ta kemi takatin
banori: ti paske qenë për këtë vend
Rama: të përqafoj në distancë.
Top Channel