Vodhi laptopin e Nancy Pelosit, arrestohet 22-vjeçarja. Ish-i i nxjerr të palarat: Do i shiste të dhënat

19/01/2021 10:52

Një mbështetëse e Donald Trump, e dyshuar për vjedhjen e një laptopi nga zyra e demokrates Nancy Pelosi gjatë protestave në Capitol Hill, është arrestuar.

Riley June Williams, 22 vjeçe, u ndalua në Pensilvani pasi akuzohet se hyri me dhunë në ndërtesë dhe kishte sjellje të çrregullt. Ish partneri i saj zbuloi se ‘hajdutja’ kishte për qëllim të shiste të dhënat për inteligjencën ruse.

Fleta e akuzave rendit “hyrjen ose qëndrimin me vetëdije në ndonjë ndërtesë ose terren të kufizuar pa pasur autorizim të ligjshëm, hyrje të dhunshme dhe sjellje të çrregullt në Capitol”. Ndërkohë, nuk përmendet asgjë në lidhje me pretendimet e shitjes së të dhënave.

Kujtojmë se në protestën e 6 Janarit, humbën jetën 5 persona pasi një turmë që mbështeste Donald Trump sulmoi Kongresin amerikan. Çështja e Williams është mes më shumë se 200 të tjerave, të cilët hynë në ndërtesën e Capitol-it, ku ligjvënësit do të konfirmonin fitoren e Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të Amerikës.

Top Channel