Thethi nën “pushtetin” e dëborës/ Gjithçka e bardhë si ‘në përrallë’, por fatkeqësisht në izolim nga rruga e bllokuar

19/01/2021 14:38

THETH-  Pamje fantastike vijon nga një ndër zonat turistike më të bukura që ka Shqipëria, nga Thethi. I gjithë vendi në këtë zonë është mbuluar nga dëbora duke sjellë pamje të magjishme të së bardhës vezulluese.

Por fatkeqësisht këto pamje që shumë kush mund t’i cilësonte si në një përrallë, mund t’i shijojë vetëm banorët e zonës të cilët për fat të keq kanë mbetur të izoluar.  Trashësia e dëborës ka shkuar deri në 2 metër në disa zona. Siç shihet në pamjet e siguruara nga Top Channel sipër disa konteinierëve dëbora është në një trashësi të konsiderueshme.

Rruga drejt Thethit është akoma e pa zhbllokuar megjithëse automjeti i forcave të ushtrisë ka tentuar që të largojë deboren, serish ka edhe të paktën 3 km deri në Qafen e Thores. Kështu banorëve të Thethit u duhet të paktën 5 orë ecje mes dëborës dhe akullit për të arritur në Bogë, deri aty ku automjetet mund të ngjiten.

Zona që në verë është e mbipopulluar  nga turistët, në dimër duhet të mbyllë dyert për shkak të nivelit të dëborës dhe mungesës së një rruge të kalueshme për vizitorët.

Ndërkohë ditën e sotme gazetari ynë, Klodian Zhivani ndodhej në Qafën e Thorës, ku u takua me disa banorë të zonës.

Pas rreth 90 minutash, ecje ne këmbe mes përmes dëborës, rrugëtimi mbyllet në Qafën e Thorës, pasi për të vijuar me tej është shumë e vështirë. Duhen edhe të paktën 4 ore ecje, për të mbërritur deri në qendër të fshatit të Thethit, një sfide të cilën e ndërmarrin vetëm banorët e zonës.

Shprese për Thethin është rruga e re, por sërish banorët janë skeptik për shkak të nivelit të lartë dëborës.

FOTO GALERI
27/37

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA