Sherr mes fermerëve? Gjenden trupat e 12 personave të masakruar në Meksikë

19/01/2021 09:41

Trupat e 12 fermerëve u gjetën të pajetë në në një rrugë në komunën e Las Choapas në Meksikë.

Mbrëmjen e së dielës, ata u gjetën të shtrirë në një rrugë të pashtruar pranë komunës jugore të Veracruz me më shumë se 80 mijë banorë që kufizohet me shtetet e Tabasco dhe Chiapas.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për hakmarrje pasi viktimat kishin sytë dhe duart e lidhura, raporton agjensia e lajmeve ‘Quadratin’. Guvernatori i Veracruz, Cuitlahuac Garcia raportoi se hetimet do të bazoheshin në konfliktin mes një grupi fermerësh nga Las Choapas dhe Uxpanapa.

“Abuzimet dhe kërcënimet mes tyre kanë shkaktuar një zënkë duke sjellë këtë ngjarje të rëndë”, shkroi në profilin e tij në Facebook.

Ndërsa kreu i Sekretariatit shtetëror të Sigurisë Publike, Hugo Gutiérrez, shkroi në llogarinë e tij në Twitter në lidhje me vendosjen e inspektimeve, patrullave dhe fluturimeve të tepërta në rajon, për të gjetur ata personat përgjegjës për masakrën.

Top Channel