SHBA kërkon nga Australia të heqë ligjin e mediave sociale

19/01/2021 16:29

SHBA i ka kërkuar Australisë të tërhiqet nga ligji i saj i propozuar kundër Facebook dhe Google.

Sipas mediave të huaja, në një letër nga Zyra Ekzekutive e Presidentit të SHBA-së, Ëashington-i zyrtar shprehu shqetësim në lidhje me synimin e Canberras zyrtare për të detyruar dy kompanitë amerikane të paguajnë për lajmet.

“Qeveria e SHBA-së është e shqetësuar se përpjekja, përmes legjislacionit, për të rregulluar pozicionet konkurruese të lojtarëve të ndryshëm në dëm të qartë të dy kompanive amerikane mund të rezultojë me një përfundim të dëmshëm“, shkruhet në letrën e qeverisë amerikane.

Në prill të vitit të kaluar, Australia zbuloi planet për të detyruar gjigandët e teknologjisë të paguajnë mediat për përmbajtjet e tyre.

Më herët, politikani Josh Frydenberg kishte thënë se duke krijuar një kod të detyrueshëm, Australia do të jetë vendi i parë në botë ku këtyre gjigantëve të mediave sociale do t’u kërkohet të paguajnë për përmbajtjen origjinale të lajmeve.

Megjithatë, më vonë në shtator të vitit të kaluar, Facebook u kërcënua se do të ndalonte përdoruesit të shpërndanin përmbajtje të lajmeve në Australi nëse propozimi miratohet dhe bëhet ligj. Sipas Raportit të Lajmeve Digjitale të Universitetit të Canberra-s për vitin 2020, 395  e australianëve përdorin Facebook-un për lajmet e përgjithshme.

 

Top Channel