KESH ul shkarkimet/ Beci: Jemi gati për reshjet e parashikuara

19/01/2021 16:02

Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare, deklaron se ka angazhuar të gjitha kapacitetet për të plotësuar nevojat për energji elektrike

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, drejtori i përgjithshëm i KESH, shkruan se situata në hidrocentralet e Fierzës, Komanit dhe Vaut të Dejës është e normalizuar.

Njoftimi i plotë:

KESH vijon punën normalisht në menaxhimin e prurjeve në kaskadën e lumit Drin. Aktualisht janë angazhuar të gjitha kapacitetet gjeneruese, me një prodhim ditor prej 29,000 MWH(në ditë) duke plotësuar të gjithë nevojat për energji elektrike të konsumatorit fundor.

Niveli i liqeneve paraqitet si më poshtë:

  • HEC Fierzë, 288.76 m (nga 296m niveli maksimum i lejuar)
  • HEC Koman, 170.70 m (nga 176 m niveli mksimum i lejuar)
  • HEC Vau Dejës, 72.14 m (nga 76 m niveli maksimum i lejuar)

Bazuar në të dhënat e orëve të fundit të Raportit Hidro- Meteorologjik, nivelet e shkarkimeve në 3 Hidrocentralet janë:

  • HEC Fierzë, shkarkimet nga 400m3/s janë ndalur plotësisht.
  • HEC Koman, shkarkimet nga 500m3/s janë ndalur plotësisht.
  • HEC Vau Dejës, shkarkimet nga 700 m3/sek janë ulur në 300 m3/s.

KESH do të vazhdojë të ndjekë me vëmendje situatën hidroenergjitike të kaskadës dhe do të vijoj të marrë gjithë masat e nevojshme për administrimin e prurjeve dhe ruajtjen e niveleve optimale, duke garantuar sigurinë e plotë të digave dhe shmangien e impaktit social mjedisor në zonat e banuara.

 

Top Channel