Në datën 8 janar në autostradën Gjegjan-Reps në Pukë u gjet e djegur një mjet tip “Skoda Fabia”, e cila ishte marrë me qira në Rinas nga italiani, Davide Pecorelli.
Ky i fundit rezulton i zhdukur prej disa ditësh dhe ka dyshime të forta, por ende nuk është konfirmuar që ai të jetë djegur në makinë.
Ndërkohë mediat italiane i kanë bërë jehonë zhdukjes se ish-arbitrit italian, Davide Pecorelli. Sipas këtyre mediave, italiani 45 vjeçar u largua nga Italia në ditët e para të vitit dhe u ul në aeroportin e Tiranës, por që prej asaj dite ai është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë.
Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha tha se Davide ishte një sipërmarrës dhe kishte aktivitet të regjistruar edhe në Shqipëri , në Vlorë.
“Ai është një sipërmarrës sepse ka regjistrim në QKR në gusht, në Vlorë. Deri në datë 8 janar, ai merr makinë me qera, kishte një axhendë. Automjeti i cili u identifikua dhe u kuptua se përdorej nga ai, ka GPS, dhe itenerari i tij është i qartësuar. Ashtu siç tha Klodi mbetjet kockore u panë të nesërmen.
Pyeta për veprën se si është referuar por zoti Hodaj nuk më dha përgjigje. Nuk mund të pranoj që ju të vini këtu dhe të thoni nuk mund të flas.
Policia dyshon dhe fillon të hetojë se mund të kishte një vjedhje, por bie pisat e grabitjes se gjendet një telefon, por nuk është e qartë nëse e kanë referuar për vrasje. Por ka gjasa të jetë aksidentale si ngjarje,por mund ta themi pasi të kemi përgjigje nga laboratorë të caktuar edhe nga mjekësia ligjore. Në radhe të parë duhet të zbulohet a janë mbetjet kockore të këtij personi të Davde. Grupi hetimor po përpiqet që të gjejë se cilat janë personat që Davide ka takuar në Shkodër, sepse siç kanë thënë familjarët ky ka ardhur në Shqipëri për të lëvruar biznesin e tij”, tha Hoxha.
Top Channel