Gruaja vdes për 37 sekonda në operacionin e lindjes, ‘pa trupin e saj nga lart, dhe shpirtra të vdekurish’

19/01/2021 18:14

Stephanie Arnold thotë se kishte pasur parandajenja se do të vdiste gjatë ditëve para se të lindte fëmijën e saj të dytë. Dhe në fakt ajo e bëri këtë për 37 sekonda, sipas doktorëve, por fatmiresisht arriti të rekuperohej.

Gruaja thotë se në momentin e frikshëm ajo shikonte trupin e saj nga lart” në sallën e operacionit.

Stephanie nga Chicago në SHBA, thotë se eksperienca traumatike e vitit 2013 e la me një vrimë të madhe në jetën e saj.

Nëna e dy fëmijeve tha se parandjenjat e vdekjes nisën kur ajo dhe i shoqi Jonathan mësuan se ajo kishte një gjendje të quajtur ‘placenta previa’, që mund të shkaktojë hemoragji gjate lindjes.

Stephanie shpjegon: “Ishte e vështirë të komunikoja ndjenjat e mia për këtë ndjenjë pasi nuk kisha fakte konkrete për ta demonstruar. Unë i thash im shoqi Jonathan ‘nuk di çfarë të të them, por kam një ndjesi se diçka e keqe do të ndodhë’”.

Dhe për fat të keq, disa momente para se të lindte djalin e saj Jacob në klinikën McGaw në Chicago, zemra e saj ndaloi dhe gruaja ishte e vdekur për 37 sekonda.

Duke kujtuar momentin ajo thotë: “Ata më çuan në dhomën ku do të lindja Jacob. Unë e linda fëmijën me operacion, të shendetshëm e të lumtur. Por disa sekonda më vonë humba ndjenjat.

“Në atë moment çdo gjë u kthye në një film dhe unë mund të shikoja veten nga jashtë trupit tim. E shikoja veten time nga sipër dhe nga anash trupit tim. Shihja çdo gjë që po ndodhte në sallën e operacionit”.

“Shikoja anestetistin në këmbët e mia,” thotë gruaja. “Shihja infermieren që kërcente mbi gjoksin tim për të rivënë në punë zemrën”.

Në dimensionin e saj hapësinor nuk kishte kufij, tavan apo mure.

“Çdo gjë vinte rrotull në shumë drejtime të ndryshme.”

Në një kohë kur trupi fizik i Stephanie ishte në sallën e operacionit, gruaja thotë se mund të shikonte të bijën e saj, që ndodhej në një pjesë tjetër të spitalit me dadon.

Ajo shton: “Dhe më pas nisa të shihja shpirtra – gjyshen time, që kishte vdekur kur unë isha 10 vjeçe. Nëna dhe vëllai im gjithashtu u shfaqën. Gjëja e fundit që dëgjova ishte Julie, Dr Levitt, që thoshte ‘Si mund të ndodhë kjo, kjo është e pamundur’.”

Teksa mendonte këtë, gruaja thotë se më pas ndjehu një si “tërheqje në stomak” para se të rikthehej në trupin e saj.

Eksperienca e saj e pranë-vdekjes, e la në koma për gjashtë ditë dhe me dështim në veshka.

Por Stephanie kreu një proces të gjatë rekuperimi dhe fatmiresisht më në fund mësoi përsëri të ecë e të jetojë.

FOTO GALERI
1/5
Stephanie i tregoi te shoqit Jonathan per një ndjesi se diçka e keqe do të ndodhë’

Top Channel