Gruaja egjiptiane arrestohet se përgatiti ëmbëlsira ‘të pamoralshme’ (Fotot)

19/01/2021 19:40

Një grua në Egjipt është ndaluar së fundmi nga autoritetet, e akuzar se përgatiti ëmbëlsira “të pamoralshme”, njoftonin mediat vendase.

Ëmbëlsira, e cila kishte në shtresën e sipërme forma të ngrira organesh gjenitale dhe të brendshmesh, ishte prezantuar në një festë ditëlindjeje, në një klub sportiv luksi në Kairo.

Pasi fotot e ëmbësirës u shpërndanë masivisht në rrjet, gruaja u arrestua nga autoritetet, por u lirua më vonë pasi pagoi garancinë. Sipas raprotimeve edhe anëtarët e tjerë të festës mund të përballen me akuza.

Gtrupet fetare në vend thanë se ushqime me përfaqësime të tilla janë të ndaluara nga feja pasi “sulmojnë sistemin e vlerave dhe përbëjnë një abuzim ndaj shoqërisë”.

Edhe ministria egjiptiane e sporteve tha se do të hetonte mbi incidentin  is reportedly looking into the involvement of the club that hosted the private gathering.

Egjipti ka nisur një fushatë ndalimesh ndaj personave që shkelin vlerat morale të shoqërisë, sidimos ndaj atyre që e bëjnë këtë për të fituar klikime në rrjetet sociale.

Javën që shkoi gjykata anulloi dënimet me dy vjet burg ndaj dy ‘modeleve’ të rrjeteve sociale – 20 vjeçarja Haneen Hossam, dhe 22 vjecarja Mawada al-Adham, – të cilat ishin dënuar në verë për “shkelje të vlerave e parimeve familjare” duke publikuar foto e video “të pamoralshme”.

FOTO GALERI
1/4
Ëmbëlsira kishte në shtresën e sipërme forma të ngrira organesh gjenitale

Top Channel