“Është shtet kriminal”/ Ligjvënësit britanikë i “shpallin luftë” Kinës

19/01/2021 11:13

Ligjvënësit britanikë nga radhët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut në Partinë Konservatore në pushtet, e akuzuan Partinë Komuniste Kineze se ka shtuar sulmet ndaj të drejtave të njeriut në Kinë dhe thanë se vendet që bashkëveprojnë me regjimin duhet të kuptojnë se po bashkëveprojnë me një “shtet kriminal”.

Që nga burgosja e miliona ujgurëve në provincën Xinjiang e deri tek goditja e ashpër e protestave dhe demokracisë në Hong Kong, autorët e raportit thonë se ka një përkeqësim të madh të situatës së të drejtave të njeriut në Kinë gjatë pesë viteve të fundit.

“Në veçanti, problemi i vazhdueshëm i punës në formë skllavërie, zhvillimi i teknologjisë së përgjimit për të krijuar një shtet të mbikëqyrjes, rrëfimet me detyrim në televizion, zbatimi i ligjeve të reja që brenda të ashtuquajturit sistem ligjor mundësojnë ndalime dhe zhdukje arbitrare dhe vazhdimi i përdorimit të torturës dhe marrja me forcë e organeve”, shprehet Benedict Rogers, autor i raportit.

Në mesin e atyre që ndihmuan hartimin e raportit është Rahima Mahmut, ujgure nga provinca Xinjiang. Pasi pa masakrimin e dhjetëra protestuesve më 1997, ajo u arratis drejt Britanisë. Mahmut i tha Zërit të Amerikës se njerëzit në  Xinjiang jetojnë në terror të vazhdueshëm dhe ajo vetë nuk ka kontaktuar dot me familjen e saj për katër vite. Pavarësisht provave në rritje, thotë VOA, Kina përsëri këtë javë mohoi ekzistencën e kampeve të burgimit për ujgurët dhe hodhi poshtë akuzat për sterilizime të detyruara të grave ujgure.

Top Channel