Në luftën kundër koronavirusit, një sërë mjekimesh e solucionesh kanë marrë vëmendjen e mjekëve. Por jo të gjitha e përmbushin shpresën për të qenë ilaçi magjik.

Cilat janë ato që ndihmojnë ndaj sëmundjes e cilat jo? DW thotë se Avigani mund ta shkurtojë kohëzgjatjen e sëmundjes. Medikamenti japonez

kundër gripit që përmban lëndën Favilavir u lakua shumë në Azi e më pas edhe në vende të tjera. ka pasur efekt, por ka gjithashtu dhe efekte të forta anësore si shok anafilaktik ose infeksion të mushkërive. Bllokuesi i infeksioneve Dexamethason e ul vdekshmërinë tek pacientët, që intubohen dhe janë më gjatë se shtatë ditë të sëmurë. Instituti Robert Kosh (RKI) si dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e rekomandojnë këtë medikament për këta pacientë.

Dexamethason megjithatë nuk mund të përdoret që në fillim për njerëz me simptoma të lehta sepse në atë fazë, mund ta zbehë imunitetin apo ta bllokojë atë e madje mund të provokojë një ecuri të rëndë të sëmundjes, thonë ekspertet. Sipas tyre Hidroksiklorokina, e përdorur kundër malarjes u konsiderua një ilac shpresëdhënës, por nuk rekomandohet tani kundër Covid për shkak se mund të ketë  efekte të forta anësore. Artemisinin u pa si shurup shpresëdhënës me bazë bimore. Një ekip i drejtuar nga profesor Peter Seeberger, drejtues i sektorit të Sistemeve Biomolekulare në Institutin Max-Planck, arriti të provojë se ekstraktet e bimës Artemisia kanë efekt ndaj koronavirusit, edhe pse keto studime

nuk janë verifikuar përfundimisht. Efekti i antitrupave Tocilizumab dhe Sarilumab është i diskutueshëm. Shoqata gjermane për Higjenën e Spitaleve rekomandon, që si masë profilaktike të bëhet gargarë me solucione të caktuara, pasi gargara sipas saj mbyt viruset në grykë, pa I lejuar të depërtojnë në organizëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA